Memorandum i ri bashkëpunimi ndërmjet Universitetit AAB Riinvest dhe Kompanisë Buçaj SH.P.K.
E publikuar: Apr 23, 2012

Marrëveshja e arritur ka për qëllim të avancojë dhe promovojë zhvillimin e burimeve njerëzore në Kosovë.

Universiteti AAB-Riinvest po vazhdon rrugëtimin e tij drejt bashkëpunimeve të reja. Kësaj here u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit me Kompaninë Buçaj SH.P.K. Marrëveshja e arritur ka për qëllim të avancojë dhe promovojë zhvillimin e burimeve njerëzore në Kosovë.

Të dy partnerët do të angazhohen në krijimin e mundësive për individët dhe për grupet e individëve, që t’u shërbejnë në të ardhmen nevojave zhvillimore në Kosovë. Kompania Buçaj do të mirëpresë studentët e partnerit të saj, Universitetit AAB-Riinvest, që t’i aftësojë nëpërmjet punës praktike në lokalet e saj në Prishtinë, por edhe në filialet e tjera të shtrira në pjesë të ndryshme të Kosovës.

Të dyja palët do të punojnë bashkërisht në promovimin e nismave të përbashkëta, në themelimin e marrëdhënieve me publikun, si dhe në krijimin e mundësive për paraqitjet e përbashkëta në publik.

Kompania Buçaj ka filluar aktivitetin e saj afarist në vitin 1994, me një dyqan të pavarur prej 30 metrash katrorë në Prishtinë dhe tani ka një objekt me kapacitet prej gjithsej 15.000 metrash katrorë në Zonën Industriale.

Krahas distribuimit të produkteve të kualitetit më të lartë, kompania Buçaj, gjithashtu, ka për qëllim përmirësimin e jetës së pjesëtarëve të komunitetit ku operojnë.

http://www.aabriinvest.net

 

Copyright 2011, BUÇAJ sh.p.k.