Buçaj i ndërton shtëpi veteranit të luftës
E publikuar: Apr 23, 2012

Telegrafi - 18:03 / 28.04.2010

http://www.telegrafi.com/?id=46&a=5205

Në prezencën e ministrit të integrimeve në Qeverinë e Kosovës, Besim Beqaj dhe përfaqësuesve te Odes Ekonomike dhe zyrës se kryeministrit për invalidët dhe veteranet e U?K-se, sot ne Shtime janë dorëzuar çelësat e shtëpisë se veteranit dhe invalidit te luftës, Ali Selimi.

Besim Beqaj, ministër i integrimeve tha se ky aktivitet është filluar ne kohen kur ai ishte ne krye te OEK-ut dhe se ka ekzistua një përkrahje te jashtëzakonshme për këtë inicijativ.

?Dëshiroj te falënderojë komunitetin e biznesit qe kane tregu një gatishmëri për solidaritet. Mendoj qe te gjithë këta njerëz kane dhënë atë maksimumin e tyre ne procesin e çlirimit te Kosovës dhe shtet formimit, prandaj ne këtë drejtim komuniteti I biznesit kane dhënë ndihmën e vet qe këta njerëz te jene pjese e mirëfilltë e shoqërisë demokratike te Kosovës? .

Me këtë rast kryetari i Organizatës te veteranëve dhe invalidëve te UCK-se, Muharrem Xhemajli theksoi se nga donacioni i Kompanisë Buçaj dhe TEB Bankës janë ndërtuar katër shtëpi ne Shtime e cila sot u dorëzua zotit Selimi një është ne komunën e Klinës, një ne Mitrovice dhe një ne Vushtrri

?Ne I falënderojmë donatoret për këtë gjest human te cilin e kane be dhe u kane mundësua veteranëve dhe invalidëve te luftës qe sot te gëzojnë këtë liri. Kjo është një ndihmesë shume e madhe për ne por ne veçanti për bashkëluftëtarin tone, i cili deri me tash ka jetua ne kushte shume te vështira.

Edhe njëherë I falënderojmë te gjithë donatoret ne veçanti kompaninë Buçaj dhe Bankën TEB te Kosovës?, tha zoti Xhemajli.

Drejtori i përgjithshëm i Kompanisë Buçaj Xhevat Jusufi tha se për kompaninë e tij është nder I veçante qe iu është ofruar mundësia qe te jemi pjese e këtij projekti.

?Sot po bëjmë promovim e shtëpisë se pare dhe shpresojmë qe ne te ardhmen te kemi sa me pak raste te tilla sociale.

Përfaqësuesi i TEB Bankës Arben Therri tha se për bankën është kënaqësi qe janë pjese e këtij projekti sado i vogël te jete kontributi dhe premtoi se do te janë pjese e iniciativave te tilla.

U.D. se kryetarit te OEK-ut Safet Gërxhaliu tha se Oda mburret qe ka biznesmen te tille qe kane gatishmëri për te përkrahur raste te tilla.

?Po them se ky nuk është rasti I pare dhe shpresoje se nuk është edhe I fundit dhe e shfrytëzojë rastin qe te falënderoj Buçaj dhe TEB Bankën për këtë hap, i cili me siguri do te jete model edhe për kompani tjera qe te kontribuojnë ne përkrahje te vlerave te luftës dhe ne minimizimin e tensioneve dhe problemeve sociale dhe njëherë besoj qe kjo do te jete ne vazhdimësi dhe dashtë zoti qe probleme te tilla te kemi sa me pak ne Kosove?.

 

Copyright 2011, BUÇAJ sh.p.k.