Buçaj ndan 50 mijë euro për shtëpi te skamnorëve
E publikuar: Apr 23, 2012

Telegrafi - 14:36 / 14.09.2009

http://www.telegrafi.com/?a=3727&id=46

Në Odën Ekonomike të Kosovës, TEB Banka dhe kompania Buçaj nga Prishtina kanë nënshkruar marrëveshjen me të cilën ndajnë 65 mijë euro për nëvojat e skamnorëve,kompania Buçaj ndanë 50 mijë euro dhe TEB-i 15 mijë euro.

Kryetari i OEK-ut, Besim Beqaj, me këtë rast ka theksuar se dy ndërmarrje të fuqishme të Kosovës kanë nënshkruar marrëveshjen me Odën, për të ndihmuar ndërtimin e shtëpive të skamnorëve dhe se këto ndërmarrje po behën pjesë e një aksioni humanitar, i cili ka filluar nga Qeveria e Kosovës, por është pasuar nga shumë ndërmarrje të fuqishme në vend.

“Kemi dy ndërmarrje të cilat kanë vënë një shumë tëkonsiderueshme për të ndihmuar aksionin për ndërtimin e shtëpive për të pastrehët. Kemi ndërmarrjen Buçaj, e cila sot ka bërë një deklaratë me shkrim që do të japë 50 mijë euro për ndërtimin e shtëpive të skamnorëve dhe TEB Bankën,e cila për këtë destinim ka ndarë 15 mijë euro”, tha Beqaj, duke theksuar se këto mjete do të derdhën për këtë destinim në fondin e krijuar me iniciativën e Qeverisë së Kosovës.

“Kjo po dëshmon që biznesi në Kosovë është i fokusuar, jo vetëm në orientime afariste, por edhe në veprime humanitare. Është mirëpritur aksioni i ndërmarrë, edhe nga Qeveria, sepse ka shumë njerëz të cilët kanë nevojë shumë të madhe për ndihmë.Prandaj, publikisht po i falënderoj edhe Kompaninë Buçaj për zemërgjerësinë që kanë treguar dhe TEB Bankën, për kontributin e tyre”, tha kryetari Beqaj.

Xhevat Isufi, pronar i Kompanisë Buçaj, me këtë rast theksoi orientimin dhe interesimin e kompanisë që t`i bashkëngjitet këtij aksioni të qëlluar ma karakter human, me qëllim që sadopak ta zbusin situatën e rëndë sociale dhe ekonomike, e cila po mbretëron në vendin tonë.

“Edhe në të ardhmen, kompania Buçaj ka respektin ndaj këtyre familjeve dhe do të jetë në vazhdimësi në përkrahje të tyre. Jemi të interesuar që ta përkrahim çdo aksion me karakter humanitar dhe që t`iu ndihmojmë atyre që kanë nevojë”, tha Jusufi.

Drejtori menaxhues i TEB Bankës, Alpy Yilmaz, iu falënderua kryetarit të OEK-ut që iu dha mundësia të jetë pjesë e këtij sponsorimi, dhe theksoi se do të vazhdojnë edhe në të ardhmen të përkrahin projekte humanitare.

“Nuk është hera e parë dhe as e fundit që ne kontribuojmë për rastet sociale në Kosovë dhe do të vazhdojmë të kontribuojmë edhe në të ardhmen” , tha drejtori i TEB Bankës.

 

Copyright 2011, BUÇAJ sh.p.k.