Politika e Privatësisë

Buçaj SH.P.K

Magjistralja Prishtinë – Shkup km 10, Lipjan, Kosovë

Email: info@bucaj-ks.com

1. Hyrje

Kjo Politikë e Privatësisë shpjegon mënyrën se si Bucaj SH.P.K mbledh, përdor, ruan dhe mbron të dhënat personale të përdoruesve të ueb-faqes së saj zyrtare, në përputhje me legjislacionin në fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale.

Ne jemi të përkushtuar të respektojmë privatësinë tuaj dhe të përpunojmë të dhënat personale në përputhje me Ligjin Nr. 06/L-082 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

2. Të dhënat që mbledhim

Faqja jonë nuk përdor cookies dhe nuk mbledh automatikisht të dhëna personale gjatë vizitës.

Ne mbledhim të dhëna personale vetëm në rastet kur ju i jepni ato vullnetarisht përmes formularit të kontaktit përfshirë:

  • Emrin
  • Email adresën
  • Subjektin e mesazhit
  • Përmbajtjen e mesazhit

Përpunimi i këtyre të dhënave bëhet vetëm pasi ju keni dhënë pëlqimin tuaj përmes checkbox-it (kutisë së zgjedhjes) përkatëse.

Buçaj SH.P.K është kontrollues i të dhënave personale të mbledhura përmes kësaj ueb-faqeje.

3. Qëllimi i përpunimit

Të dhënat e mbledhura përdoren vetëm për:

  • T’iu përgjigjur kërkesave dhe pyetjeve tuaja
  • Të komunikojmë me ju lidhur me interesimin tuaj

4. Baza ligjore

Përpunimi i të dhënave personale bazohet në pëlqimin tuaj, i dhënë përmes formularit të kontaktit.

5. Cookies

Ueb-faqja jonë nuk përdor cookies apo teknologji gjurmimi.

6. Ruajtja e të dhënave

Të dhënat personale ruhen për aq kohë sa është e nevojshme për trajtimin e kërkesës suaj ose sipas kërkesave ligjore.

7. Shpërndarja e të dhënave

Bucaj SH.P.K, nuk i ndan të dhënat tuaja personale me palë të treta, përveç nëse kjo kërkohet me ligj.

8. Të drejtat tuaja

Në përputhje me ligjin, ju keni të drejtë të:

  • Kërkoni qasje në të dhënat tuaja
  • Korrigjoni të dhënat e pasakta
  • Kërkoni fshirjen e të dhënave
  • Kërkoni kufizimin e përpunimit
  • Tërhiqni pëlqimin tuaj në çdo kohë

Për ushtrimin e këtyre të drejtave, na kontaktoni në: info@bucaj-ks.com

9. Siguria e të dhënave

Ne ndërmarrim masa teknike dhe organizative për të mbrojtur të dhënat tuaja nga qasja e paautorizuar apo keqpërdorimi.

10. Ndryshimet në politikë

Ne mund ta përditësojmë këtë politikë kohë pas kohe. Çdo ndryshim do të publikohet në këtë faqe

11. Kontakti

Për çdo kërkesë lidhur me të dhënat personale, mund të na kontaktoni në:

Email: info@bucaj-ks.com

Adresë: Magjistralja Prishtinë–Shkup km 10, Graçanicë, Kosovë

Tel: +383 (0) 38 606 300