Ftesë për të gjitha lideret e ardhshme! Filloni karrieren tuaj në Buçaj, aplikoni për 10 pozitat e hapura për Përfaqësuese të shitjës

Ftesë për të gjitha lideret e ardhshme!

Buçaj ofron mundësi punësimi për 10 femra në pozitën Përfaqësuese e shitjës!



Buçaj është korporatë lidere në lëminë e distribuimit të produkteve ushqimore dhe jo ushqimore!

Ne përfaqësojmë mbi 40 brende ndërkombëtare, ndër to janë: Argeta, 7 Days, Bake Rolls, Marlboro, Finish, Air Wick, Peyman, Vitalia, Borotalco, Rio Mare, Chio Chips e shumë të tjera!

Korporata jonë është duke u rritur, prandaj edhe do të ofrojmë mundësi punësimi për 10 pozita si Përfaqësuese e shitjës, duke ju mundësuar të fitojnë përvojë pune në fushën e shitjës.

Roli kryesor i Përfaqësueses së shitjës është të vizitoj pikat shitëse siç janë: hipermarketet dhe supermarketet, dyqanet e lagjeve etj., për të realizuar shitjën e produkteve që përfaqëson korporata Buçaj.

Përgjegjësitë dhe detyrat e tjera janë:

Përcjellë realizimin e planit të shitjës të përcaktuar;
Bën përgatitjet para daljes në teren, ku vendos qëllime SMART për secilën vizitë dhe përcakton prioritetet gjatë vizitave;
Mbanë evidencë për prezencën e produkteve për të cilat është përgjegjëse, në pikat e shitjes të vizituara brenda javës;
Përcjellë konkurencën, çmimet, aktivitet promovuese, konkurrencën jo-lojale dhe informon mbikqyrësin;
Konsultohet me mbikqyrësin për problemet eventuale dhe raporton për ditën e kaluar.
Çka ne ofrojmë?

Kontratë të punës të rregullt;
Bonuse shtesë pas periudhës tre mujore;
Sigurimi shëndetësorë nga korporata;
Orari i punës: Hëne-Premte 7:30-15:30;
Trajnime profesionale;
Kurse të gjuhes Angleze;
Prioritet në promovim krahas kandidatëve të jashtëm.
Çka ne kërkojmë?

Kandidatët duhet të kenë të paktën të përfunduar shkollën e mesme, diploma universitare është përparësi;
Kandidatët duhet të posedojnë patent shofer- Kategoria B.
Puna si Përfaqësuese e shitjës, është një mundësi shumë e mirë për fillimin e karrierës në industrinë e tregëtise, si një prej industrive dominante në Kosovë!

Andaj, mos hezito, eja dhe bëhu pjesë e folesë së cilësisë dhe siguroj vetës të ardhmën e ëndërrave tuaja!

Të interesuarat për këtë mundësi, CV-në tuaj mund t’a dërgoni në email-in: hr@bucaj-ks.com